Wednesday, November 21, 2012

Asteroid drejt Tokes brenda 2012-s? Ja masat anti-katastrofe


Një asteroid brenda 2012-s drejt Tokës! Kjo duket se është frika e zmadhuar se mos ndoshta një “gurë hapësinor” mund të godasë planetin tonë, deri në shkatërrim. Data e famshme e 21 dhjetorit po afrohet, teksa paralelisht po shtohen edhe lajmet mbi kalimin e afërt me Tokën të asteroidëve. Po vërtet është rritur rrezku i impaktit?
Së fundi, NASA ka konfirmuar se PHA, asteroidët tepër të rrezikshëm, që do të jenë afër zonës së Tokës brenda fundit të vitit, numërohen rreth 1348. Mes tyre ishte edhe i frikshmi dhe shumë i diskutuari “2007 PA8”, kalimi i të cilit ndodhi më 5 nëntor, fatmirësisht, pa pasoja. E pas Apophis, që sipas vlerësimeve të bëra mund të godasë Tokën në 2036-n dhe Nibriu, dy asteroidë të tjerë mund të kërcënojnë planetin. Këtë nuk e thonë katastrofistët teorikë, por Vitalij Lopota, presidente i “Rocket and Space Corporation”.
Sipas llograive të shkencëtarëve, shumë shkëmbinj nga hapësira mund të përplasen me Tokën në dekadat e ardhshme. “Nuk ka nevojë për të shpjeguar atë që në këtë moment mund t’i ndodhë Tokës. Bëhet fjalë për një katastrofë të mundshme me proporcione globale”, ka deklaruar Lopota. Edhe pse për momentin, probabiliteti për një ngjarje të tillë është shumë i vogël, Lopota e konsideron të nevojshme për t’u gjendur gati, prandaj po tenton të studiojë një metodë të re për devijimin e trajektoreve të këtyre trupave qiellorë. Për të realizuar diçka të tillë janë të nevojshme raketa me aftësi ngarkese prej 70 tonësh, teksa sipas specialistit nuk është për t’u përjashtuar as përdorimi i centraleve bërthamorë kozmikë. Ndërkohë që edhe NASA po sheh bërthamorin, për të “luftuar” kërcënimin e asteroidëve. Sipas shkencëtarëve amerikane, Apophis mund të afrohet rrezikshëm në vitin 2029 dhe rreziku i një përplasjeje të mundshme ka të bëjë me vitin 2036. Atëherë, forca e shpërthimit mund të jetë e barabartë me shpërthimin e të gjithë armëve bërthamore që zotëron njerëzimi. Mirëpo mundësia që kjo të ndodhë vërtetë, shihet si tepër e zbehtë.

No comments:

Post a Comment