Thursday, March 7, 2013

Ja ilaçi natyral për njollat e bardha në lëkurë!


olive_oil2


Problemin e njollave të bardha më së shumti e keni vënë re gjatë pushimeve verore, ku njerzit vishen më lehtë, dhe mund të vërehen lehtësisht. Njollat e bardha të krijuara në formë harte kryesisht mbi shpinë, shpatulla, qafë ose fytyrë krijohen si rezultat i mungesës së vitaminave dhe proteinave.Në fakt këto probleme kanë të bëjnë me sëmundejt e lëkurës të cilat duhen me doemos të kontrollohen nga mjeku specialist, por nësë këto shenja arrini t’i zbuloni në fazat fillestare ju mund të pengoni zhvillimin e tyre me ndihmen e një medikamenti.Vaji i ullirit është një produkt natyral shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Këshillohet t’a perdorni shumë në gjellëra, në maskat e lëkurës, fytyrës, dhe mbi të gjitha ky vaj ka një efekt shumë të mirë për të gjithë ato persona që vuajnë nga shenjat e bardha në lëkurë. Në momentet që ju jeni në plazh dhe trupi juaj ka shënja ju këshillojmë që të lyeni gjitthë trupin tuaj me vaj ulliri dhe të ekspozoheni në diell që nga ora 7 e mengjesit deri në oren 10, po këtë veprim bëjëni edhe pasdite. Vaji nën efektin e rrezeve të diellit i dhuron shumë vitamina lëkures, dhe e mbron atë nga rrezet e diellit. Në fakt ky vaj ka më shumë efekt mbrojtës ndaj rrezeve të diellit se sa vetë produkti për këtë problem. 

No comments:

Post a Comment